FOTO/ Lidhja ruse e Bilall Kasamit dhe Besës


Kaltrina dhe Haris Sefuli, janë dy fytyrat e reja në Lëvizjen Besa. Këto dy prurje i prezantoi vet kreu i partisë, Bilall Kasami edhe atë përmes njoftimeve në rrjetet sociale.

Por ajo që bije në sy është se dyshja e re e Besës kanë lidhje me Moskën dhe Rusinë. Sipas informacioneve, Harisi dhe Kaltrina kanë studijuar në Rusi.

Sikur të mos mjaftonte që kanë studijuar në Rusi, burimet pranë komunës njoftojnë se Haris Sefuli, edhe nënën e ka me prejardhje nga Rusia.

Në një kërkim në “Facebook”, del që nëna e Harisit, është Tatjana Sefuli.

Përveç asaj, Harisi dhe Kaltrina kanë marrë pjesë edhe në organizimet e zhvilluara nga “Qendra Ruse” në Shkup, për më tepër ata kanë marrë edhe vauçerë dhe mirnjohje nga qendra e lartë përmendur.