E rëndë në Tiranë! U paraqit për të marrë ndihmën e parë, 47-vjeçari vetëhidhet nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës


Një 47-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, duke ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një shtetas me inicialet M. H.. 47-vjeçari është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 12:00 të kësaj të shtune, pasi është vetëplagosur me thikë në Tepelenë.
Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.