Biden, shpresëplotë për armëpushim në Gaza nga java tjetër


Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka shpresë që një armëpushim të arrihet “të hënën e ardhshme”, në luftën Izrael-Hamas.

Komentet e tij vijnë midis raportimesh për njëfarë progresi të arritur në negociatat në zhvillim në të cilat janë të përfshirë përfaqësuesit e Izraelit dhe Hamasit e të cilat po mbahen në Katar, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

“Këshilltari im i sigurisë kombëtare më ka thënë se jemi afër”, ka thënë Biden.

Izraeli ka nisur një fushatë të gjerë ajrore dhe tokësore në Gaza pasi që Hamasi vrau rreth 1,200 veta në jug të Izraelit më 7 tetor. Sulmuesit gjithashtu zunë peng 253 veta, disa prej të cilëve janë liruar.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës ka thënë se 29 mijë e 782 njerëz janë vrarë në këtë territor që prej fillimit, përfshirë 90 vetëm të dielën.