Aksident në Fier-Ballsh, plagoset shoferi me vajzën e tij 12 vjeçe


Aksident në aksin rrugor “Fier-Ballsh”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.