8-vjeçari shkruan historinë, mund mjeshtrin e madh të shahut


Një tetëvjeçar, supertalent i shahut, nga Singapori është bërë lojtari më i ri i shahut që e ka mposhtur një mjeshtër të madh.

Pas një loje tri-orëshe shahu në Zvicër, Ashwath Kaushik, e mundi 37-vjeçarin polak Jacek Stopa.

“Është shumë emocionuese dhe e mahnitshme që munda ta mposht mjeshtrin e madh dhe ndihem krenar për veten”, ka thënë Kaushik, raportoi Guardian.

Sipas “Chess.com”, gara botërore e shahut ka dëshmuar së fundmi rritje të numrit të fëmijëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.

Ashwath fitoi tri lojërat e para me Stopan, por humbi në lojën me lojtarin britanik, Harry Grieve, i cili pati fituar garën britanike të shahut më 2022.