Qeni ndihmon në shpëtimin e pronarit të tij i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt (VIDEO)


Një burrë nga Miçigani i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.

Siç raportohet, burri 65-vjeçar kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur.

Oficeri që iu përgjigj rastit, kishte një litar në makinën e tij por e kishte të pamundur të arrinte tek burri për shkak të shtresave të dobëta të akullit.

Kështu, qeni i pronarit u sigurua që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari. Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta.

Siç raportohet, amerikani kishte qëndruar në ujë për rreth 16 minuta.