Festivali i ri i borës dhe akullit në Mongoli vendos rekord botëror Guiness


Festivali i ri i borës dhe akullit në Mongoli vendos rekord botëror Guiness. Festivali inaugurues nisi më 14 janar dhe zhvillohet deri më 28 janar. Atraksionet në festival janë skulptura të mëdha akulli dhe statuja ku përfshijnë edhe ndjenja ndërgjegjësimi.

Një skulpturë pesë metra e lartë dëbore dhe akulli në formën e ariut Gobi i mbrojtur dhe këlyshëve të vet, me qëllim ndërgjegjësimin për kafshët e rrezikuara. Skulpturat janë në lartësi të ndryshme nga pesë metra në 56 metra.

Sipas organizueseve, vizitorët do të magjepsen nga peisazhet dimërore dhe bukuria e skulpturave të ekspozuara. Tashmë Mongolia shihet si atraksion turistik edhe në stinën e dimrit. Ministri i Kulturës tha se Festivali i ri Ndërkombëtar i Borës dhe Akullit Mazaalai është pjesë e qëllimit të qeverisë për të mirëpritur një milion turistë ndërkombëtarë në vit në Mongoli.

Më 17 janar, festivali priti Konkursin Ndërkombëtar të Akullit Mazaalai, me 24 artistë nga gjashtë vende, duke përfshirë Kinën, Tajlandën, Francën, Rusinë, SHBA dhe Mongolinë.