Rasti Vanja, në shkollën “Johan Hajnrih-Pestaloci” në Shkup do të hapet libri i zisë

Në shkollën fillore “Johan Hajnrih-Pestaloci” sot do të hapet libri i zisë me rastin e vdekjes së 14-të vjeçares Vanja Gjorçevska e cila u zhduk të hënën, ndërsa mbrëmë Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është gjetur trupi i saj.

“Me keqardhje të madhe, të thyer nga dhimbja e jetës së humbur para kohe të Vanjës, ju njoftojmë se sot, nga ora 09:00, në hyrjen zyrtare të shkollës “Johan Hajnrih – Pestalozi” do të hapet libri i zisë. I ftoj të afërmit dhe të gjithë qytetarët që duan të bëjnë nderime le të vijnë dhe të nënshkruajnë. Për momentin, drejtoria e shkollës në bashkëpunim me disa psikologë po përgatiten për ditën e sotme për të ofruar mbështetje për nxënësit dhe për të komunikuar me ta në mënyrë që do t’ua lehtësojë të gjithëve tejkalimin e kësaj ngjarje tragjike”, thuhet në kumtesën e Komunës Qendër.

Nga aty kërkohet zbardhja e plotë e rastit në një kohë sa më të shkurtër dhe përgjegjësi nga kryerësit. Apelohet nga qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos iu nënshtrohen spekulimeve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo