Një burrë fitoi dy çmime prej 100.000 dollarësh, njërin ia dha vëllait


Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili bleu dy tiketa identike për shkak të gabimit të një nëpunësi, përfundoi duke fituar dy çmime prej 100,000 dollarësh. Ai ka treguar se ka planifikuar t’ia japë një vëllait të tij.

Timothy Emerick nga Garner u tha zyrtarëve të Lotarisë së Karolinës së Veriut se po blinte një biletë, ku punon Emerick, e që pastaj pasoi me një gabim të një kolegu të tij.

“Zotëria në dyqan printoi aksidentalisht dy tiketa me të njëjtat numra, kështu që unë vendosa t’i blejë të dyja”, kujton Emerick.

Biletat përfunduan të dyja duke qenë fituese prej 100,000 dollarësh. Emerick tha se një nga çmimet do t’i shkojë vëllait të tij.

“Unë gjithmonë kam thënë se nëse fitoj do ta ndaj me të”, tha Emerick.

Ai tha se vëllai i tij e ka fituar patjetër çmimin.

“Me kalimin e viteve sa herë që kam pasur nevojë për të, ai ka qenë aty për mua”, tha Emerick.

Emerick tha se çmimi që ai mban do ta shfrytëzojë për t’i paguar faturat.