-ads3-

Panik është krijuar në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” në Karbincë, ku sipas televizionit M-net, ka patur tentim të pasuksesshëm për kidnapimin e dytë fëmijëve të cilët kanë qenë të nacionalitetit maqedonas dhe turk.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët kanë thënë se nuk ka patur tentim për kidnapim, gjegjësisht bëhet fjalë për një djalosh të ri në moshë i cili e ka ftuar nxënësen që të futet në makinë dhe të shkojnë për kafe.

“Sot në orën 09:52 në SPB Shtip nga shkolla fillore Karbinci është denoncuar se rreth orës 9:30 në hyrjen e shkollës, me makinë ‘golf’ ka ardhur një i ri, i cili sipas denoncimit, ka ftuar një nxënëse që të hyjë në makinën e tij që të shkojnë në kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollën dhe e ka denoncuar rastin tek drejtoresha. Po punohet për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB.