Grubi: I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska, mos t’i jepet dimension etnik këtij krimi

Zëvëndëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social është tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska.

Grubi shprehu ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër.

Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë.

Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit!”, shkruan Grubi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo