-ads3-

    

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare.

“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashhi. Lamtumirë dhe u prehsh në paqe”, shkruan Balla.

Krahas mesazhit të Ballës është një video nga një interpretim i Mirush Kabashit, të bërë disa kohë më parë. Përveç aktrimit dhe prezantimit, Kabashi ishte edhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë.