Komuna e Tetovës është e informuar për situatën aktuale në lidhje me ndërmarrjet komunale. Për të adresuar dhe zgjidhur sfidat dhe dështimin e ndërmarrjes së vjetër komunale, është vendosur formimi i dy ndërmarrjeve të reja, një ndërmarrje për menaxhim me mbeturinat dhe një për ujësjellës dhe kanalizim.
Eshtë e rëndësishme të theksohet se Komuna e Tetovës tashmë ka një kontratë e cila është nënshkruar me një operator privat dhe kjo kontratë, e cila hyn në fuqi nga data 1 dhjetor 2023 do të rezultojë në kalimin e punëtorëve nga ndërmarrja komunale tek ndërmarrja e re për menaxhimin e mbeturinave “OENEUM”. Me këtë ndryshim, të gjithë ata punëtorë do të marrin pagat e tyre në rregull, kurse Komuna e Tetovës ka marrë për obligim që të sigurojë pagesën e gjitha pagave të mbetura prapa për këta të punësuar.
Për sa i përket ndërmarrjes së për ujësjellës dhe kanalizim “Sharri” jemi në fazën e transformimit të punëtorëve nga NPK Tetovë në ndërmarrjen e re. Kjo do të zgjidhë problemet e pagave edhe për këta punëtorë. Pas përfundimit të këtij procesi, Komuna e Tetovës do të përgatit një strategji të veçantë për angazhimin dhe sigurimin e pagave për punëtorët që do të mbeten në ndërmarrjen aktuale NPK Tetova-Tetovë.
Ne si institucion mirëkuptojmë situatën me të cilët ballafaqohen punëtorët, një situatë e palakmueshme dhe trashëguar ndër vite, por dyshojmë se pikërisht reagimi i sotëm, në ditën kur të gjithë po festojmë festën e flamurit, mund të jetë i motivuar politikisht. Prandaj, kërkojmë nga të gjithë të punësuarit nga NPK Tetova-Tetovë, të mos bien pre e çfarëdo lloj provokimi nga faktorë politik dhe të përqëndrohen në bashkëpunim për zgjidhjen e çështjeve aktuale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sonte pritet vendimi për ndryshimet në Qeveri, kush largohet e kush emërohet ministër
- Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore
- Komuna e Çairit shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Vlado Janevski
- Albion Alili: Pjesë e Verës Tetovare do të jenë Sabri Fejzullahu, Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda, Nora Istrefi dhe shumë artist tjerë!
- Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje
- MASH: Në dy paraqitjet në qershor janë regjistruar gjithsej 15 705 nxënës në arsimin e mesëm
- Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
- Dimitrieska-Koçoska: Nga 1 korriku, tarifat doganore më të ulëta për 70 lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme
- Shoferi i “tërbuar” me veturë e shkatërroi pemën në Tetovë
- Qeveria në aksion, hetohen 600-700 produkte në markete, Mickoski: Do t’i analizojmë nëse duhet, faturë pas fature