Një turist tentoi të bënte selfie me një dre dhe përfundoi me brinjë të thyera (VIDEO)

Giancarlo Triaca ka shkuar për pushime në Greqi me gruan e tij, ku ka përjetuar një takim të pazakontë. 42-vjeçari meksikan dhe gruaja e tij po shijonin natyrën, i rrethuar nga pallonj dhe kafshë të egra dhe në një moment një dre kurioz iu afrua nga pas.

Turisti donte të bënte një selfie me drerin, gjë që doli të ishte një ide e keqe. Dreri u përplas me të me shpejtësi të madhe dhe e goditi me brirët e tij, transmeton “NY Post”.

“Isha në një tronditje të madhe kur ndodhi. Ditët në vijim kam pasur shumë dhimbje”, kujton burri, i cili pretendon se pas goditjes janë thyer disa brinjë.

“U shërova me shumë ilaçe dhe akull”, tha ai, duke shtuar se ishte mirënjohës që lëndimet nuk ishin më të rënda dhe se ai nuk përfundoi në spital.