“Kishin kryqa në gjoks”, Enis Rama flet për dy personat e dyshimtë tek xhamia

Pak orë më parë, lajmi.net raportoi për arrestimin e dy personave te Xhamia e Madhe në Mitrovicë.
Redaksia kishte mësuar se një numër i madh policësh kishin shkuar në vendngjarje, për shkak të dyshimeve, ku kishin kontrolluar çantat e personave të dyshimtë.

Përkundër tentimeve për të folur me Policinë e Kosovës, ka qenë e pamundur, ndërsa në anën tjetër imami i kësaj xhamie, Enis Rama ka folur për lajmi.net, duke dhënë detaje shtesë.

Ai pohoi se turistët kishin shenjën e kryqit të ekspozuar dhe ishin ulur në mesin e besimtarëve.

“Bëhet fjalë për dy turistë ku njëri prej tyre me shenjën e kryqit të ekspozuar në gjoksin e tij ka hyrë në xhami dhe është ulë në mesin e besimtarëve”, tha fillimisht Rama.

Tutje, shtoi se besimtarët, kur panë sjelljet dhe shenjën që i karakterizonte, telefonuan policinë. Në fund tregoi se duke u thirrur në ato që kishte mësuar vetë Rama, gjithçka ka përfunduar mirë.

“Disa besimtarë kur e kanë parë kanë dyshuar në të për shkak të sjelljeve dhe pamjes së tij e kanë lajmëruar Policinë. Pas xhumasë morra informata se nuk ka diçka serioze dhe gjithçka ka përfunduar si më së miri”, përfundoi Rama për lajmi.net.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo