Ibrahimovic thotë se lojtarët që vendosin golat para marrëdhënieve intime kanë probleme në shtrat

Është publikuar një pjesë nga një intervistë e Zlatan Ibrahimovic me Piers Morgan, ku ish-sulmuesi flet për shumëçka.

41-vjeçari u pensionua nga futbolli në verë pasi mbylli karrierën e tij te Milani, ku kaloi tre vjet e gjysmë pas rikthimit të tij në janar 2020.

Në një pjesë të intervistës së tij me Piers Morgan, Ibrahimovic u pyet edhe nëse “shënimi i një goli është më i mirë se seksi”.
Ish-reprezentuesi suedez hodhi poshtë kategorikisht qëndrimin e disa futbollistëve se të shënosh gola është më mirë se seksi.

Sipas tij, ata që mendojnë se të shënosh gol është më e kënaqshme, po i bëjnë gjërat shumë keq në dhomën e gjumit.

“Seksi është më i mirë, kushdo që mendon ndryshe ka problem me seksin. Ai duhet të marrë ndihmë”, tha Ibrahimovic.

Intervista e plotë e Zlatan Ibrahimovicit me Piers Morgan do të publikohet këtë javë.