Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Hovenier, tha se një lloj strukture apo strukturash qëndron pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës javën e kaluar në veri të vendit, gjatë të cilit u vra një zyrtar policor. I pyetur nga BBC nëse Serbia qëndron pas sulmit, Hovenier tha se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Millan Radoiçiqin për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”, para se të deklaronte më vonë se ai do të merret në pyetje nga drejtësia. Në ditë më parë, deridje nënkryetar i Listës Serbe Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, dhe dha dorëheqje nga posti i tij në parti. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ditë më parë tha se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kokainë, marihuanë dhe municion – kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit nga Shkupi
- “National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
- Vrasje e dyfishtë trondit Budvën – burri vret vëllanë dhe nipin pas një sherri për transport me varkë
- Kriza në Kosovë: Gjykata vendosi masë ndalimi, Kuvendi përballet me përpjekjen e fundit për konstituim
- Kurti: Lavdi, Enver Zymberit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë policëve të Kosovës të rënë në krye të detyrës
- Thirrje për ndihmë vullnetare në shuarjen e zjarrit në Malin Goten – Shtabi i Krizës në Berovë aktivizon popullatën
- Çfarë po paralajmërojnë? Bekteshi bashkë me Kabën në Strugë
- 7 Vite pa Adem Demaçin – Kujtohet simboli i rezistencës dhe ndërgjegjja kombëtare shqiptare
- Kapje në flagrancë për prerje të paligjshme të druve në Vrapçisht
- Konflikti për pronë, kanoset me armë zjarri një burrë në Kllokot