Kurti me akuza ndaj Lajçakut: Në takimin e fundit pati pozicion kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të enjten në Bruksel.

Kurti, është shprehur se në këtë takim, ka pasë një pozicion të ndërmjetësit Miroslav Lajçak kundër Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“14 shtator pati një pozicion të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar larg, me të ardhmen e Kosovës, në situatën që jemi, nuk mund të shtrembërohen në gjykimin tim. Ose do të zbatohet marrëveshja bazike në tërësi, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia, kjo logjikë ka vdekur”.