Pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Mallorcas, Barcelona rikthehet sërish në fushë teksa të premten pret Sevillan.
Një sfidë delikate me trajnerin Xavi Hernandez që në konferencë për shtyp u shpreh se skuadra duhet të jetë e përqëndruar në fushë dhe të mos përsërisë gabimet në repartin difensiv.
Nga ana tjetër, i pyetur sërish për akuzat në çështjen “Negreira”, Xavi theksoi se Barcelona e tij nuk është ndihmuar kurrë nga arbitrat.
“Nuk e kam pasur kurrë ndjesinë se arbitrat favorizojnë Barcelonën, kurrë. Kam shumë punë me ekipin dhe nuk dua të merrem me këtë çështje tani. Na duhet që në ndeshjen me Sevillan të jemi më të përqëndruar dhe të mos përsërisim gabimet në fazën defensive. Jemi përmirësuar në sulm, por duhet të rikthehemi te performancat e sezonit të kaluar sa i takon mbrojtjes”, tha Xavi.