Zjarret po vazhdojnë të përhapen në Greqi, por reshjet e paralajmëruara të shiut mund të ofrojnë ndihmë dhe shpresë se mund të shuhen vatrat e zjarrit. Shumica e përpjekjeve të zjarrfikësve vazhdojnë të jenë të përqendruara në verilindje të shtetit, në rajonin Evros, që gjendet në kufi me Turqinë. Zjarret në këtë rajon shpërthyen tetë ditë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi. Rreth 74.000 hektarë tokë janë djegur në këtë zonë, 13.000 vetëm në parkun kombëtar Dadia, kanë raportuar mediat greke. Komisioni Evropian ka thënë se ky është zjarri më i madh i përhapur në një zonë në historinë e Bashkimit Evropian. Të martën, 18 trupa të pajetë, që besohet se ishin migrantë, u zbuluan në Evros. Dy trupa të tjerë u gjetën të premten. Zjarret po ashtu po shkatërrojnë ekosistemin. Edhe vatra të tjera zjarri janë duke u përhapur në Greqi që disa ditë me radhë, por stuhitë e paralajmëruara pritet ta përmirësojnë situatën me zjarret. Sipas meteorologëve, gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu në pjesë të Greqisë qendrore, në Selanik në veri, dhe në Athinë. Megjithatë, shkarkimet e rrufeve mëngjesin e së shtunës veçse kanë shkaktuar vatra të reja zjarri në Vari, afër Athinës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Lirohet nga burgu Muhamed Sejdini
- Filipçe: Sistemi shëndetësor po shembet, shteti nuk po mbron shëndetin e qytetarëve
- Mbi 12 mijë persona evakuohen pasi zjarri pyjor godet një nga destinacionet turistike më të njohura të Francës
- Po respektohet ndalesa për ujin, por AUV-ja gjen parregullsi të tjera te lokalet në Gostivar
- UJI NË GOSTIVAR: Luftë për fajin, jo për zgjidhjen!
- Ky është babai kosovar që u v’ra aksidentalisht nga djali i tij
- Në familjen tonë lufta nuk ka mbaruar kurrë
- Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes motoçiklisti 19-vjeçar
- Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrton uljen e TVSH-së për derivatet e naftës
- Tetovari arrestohet pasi dyshohet se kërcënoi me pistoletë një 43-vjeçar