Autoritetet në Kiev i kanë lëshuar të premten alarmet dhe u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, pas shpërthimeve që janë dëgjuar mbi këtë qytet. Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia i ka nisur sulmet me raketa hipersonike në rajonin e Kievit. Kryetari i Kievit ka thënë se disa pjesë të raketave të rrëzuara, kanë rënë në territorin e një spitali për fëmijë, por nuk ka raportime për të plagosur. Në të njëjtën ditë, Rusia ka thënë se e ka rrëzuar një dron në perëndim të Moskës, pas raportimeve se dy aeroporte janë mbyllur përkohësisht në kryeqytetin rus, për shkak të një fluturimi të dyshimtë me dron. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se mbetjet e dronit kanë rënë në veriperëndim të qytetit, por nuk ka shkaktuar dëme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- LSDM: Familjet bujqësore po përballen të vetme me pasojat e stuhisë
- Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër
- Ministri Agon Ferati priti Sh.S. Nicole Varns: Fokus te “25 vite dhe përtej”, modernizimi i Ministrisë dhe bashkëpunimi me SHBA-në
- Mexhiti mirëpriti delegacionet e Folk Fest në Komunën e Çairit
- Shtyhet debati për pakon e ligjeve për arsimin e lartë
- Kallëzim për evazion fiskal, dëm mbi 8 milionë denarë
- Një person ka vjedhur automjetin e Kryqit të Kuq, voziti pa patentë dhe aksidentohet
- Mexhiti: Festivali “Çarshia” nisi me sukses dhe konfirmoi se Shkupi e do kulturën
- Voziste me 211 km/h, arrestohet shoferi
- Kontrolle të jashtëzakonshme në Gostivar! Po respektohet ndalesa për ujin, por AUV-ja gjen parregullsi të tjera