Zbardhet skema/ Goditet grupi që vidhte banesat në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

TIRANË- Janë zbardhur dhe dokumentuar me prova 14 raste vjedhjesh në kryeqytet. Policia thotë se ka vënë në pranga një person, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim. Ky i fundit rezulton i dënuar edhe më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale.

ADVERTISING

Ata dyshohen se me anë të çelësave të klonuar vidhnin nëpër banesat e kryeqytetit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një dorezë grushti, veshje si dhe dy automjete, që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve./ abcnews.al