Punonjësit policorë të SPB-Tetovë vazhdojnë me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë me aktivitete të intensifikuara kontrolluese për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin e gjerë të Pollogut informon Tetovasot. Dje (23-korrik) nga ora 10:00 deri në orën 15.00 kanë kryer kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë parakalime të parregullta dhe të paligjshme, gjatë të cilit janë konstatuar gjithsej 32 kundërvajtje (TE-16 dhe GV-16). Pëe shkelësit menjëherë janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj .
Duke pasur parasysh se frekuenca e trafikut është rritur dukshëm në rajonin Tetovë-Gostivar, SPB-Tetovë, sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të shmangin konsumimin e pijeve alkoolike nëse drejtojnë automjetin, sepse alkooli ua zvogëlon aftësinë për të vozitur dhe rrezikon seriozisht sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu kërkohet që të mos vozitet shumë shpejt dhe të përmbahen nga kërcitjet e gomave të automjeteve dhe çmenduri tjera gjatë natës me automjetet në rrethrrotullimet dhe të ngjashme, ndërsa të gjitha kundërvajtjet do të sanksionohen pa përjashtim për të mundësuar qarkullim normal dhe të rrjedhshëm si dhe për të shmangur pasoja më të rënda. TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qoku: Protesta në Tetovë shërbim Beogradit
- Valbon Limani priti në takim euroambasadorin Mihalis Rokas
- Ikballe Huduti: Albin Kurti lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)
- Temperatura deri në 39 gradë! Valë e nxehtë deri në mes të javës së ardhshme
- Manipuluan me protestën në Tetovë? BDI padit portalet e afërta me VLEN-in për FAKE NEWS
- Votat e komuniteteve, “vendimtare” për institucionet
- Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
- Ministria e Drejtësisë ftoi partitë në RMV të deklarohen deri të premten për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- Shqipëri: Helmimi i dyshuar i 64 kursantëve, ndërpritet aktiviteti i kompanisë së ushqimit
- Aliu: Pjesëmarrja në EU4Health hap mundësi të reja për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor