Theret me thikë kryeshefi i policisë së Strugës

Policia ka arrestuar 44-vjeçarin S.N nga fshati Veleshtë i Strugës, i cili paraprakisht ka sulmuar shefin e policisë në Strugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur tashmë i arrestuari në rrugën “Risto Krle” në Strugë ka sulmuar me mjetë të mprehtë 46-vjeçarin A.D. nga Struga.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku konstatohet se ka lëndime të rënda, por se është jashtë rezikut për jetë.

Nga MPB-ja njoftojnë se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Strugë, kundër sulmuesit do të ngritët kallëzim përkatës.