Në kuadër të bashkëpunimit të përcaktuar ligjor të SPB-Tetovë dhe pushtetit lokal në rajon, në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti në rajonin e Tetovë, pjesa më e madhe në Tetovë, janë konstatuar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate 2964 kundërvajtje lidhur me parkimin e paligjshëm, për të cilat janë përgaditur 1491 urdhër pagesa, 755 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje dhe 1473 paralajmërime informon Tetovasot. Përveç këtyre, në koordinim me pushtetin lokal të Tetovës, shërbimi i merimangës në gjysmën e parë të vitit ka larguar 2382 automjete të parkuara ilegalisht.
Në periudhën në fjalë, nga zona e komunikacionit, në SPB-Tetovë janë dorëzuar 14 kërkesa për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e regjimit të komunikacionit, prej të cilave vetëm për një nuk është përgjigjur pozitivisht, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë, dhe që kishte të bënte me parkimin e zonal në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë.
Në gjashtëmujorin, gjithashtu deri në SPB-Tetovë, gjegjësisht Stacionit Policor Tetovë me kërkesë të vetëqeverisjes lokale janë dhënë 23 asistenca, ndërsa për shkak të mos respektimit të dispozitave ligjore lidhur me afatin për dorëzimin e kërkesave, vetëm 3 asitenca nuk i janë miratuar-realizuar.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimin konkret me të gjitha pushtetet lokale të zonës, jo vetëm në aspektin e komunikacionit, por edhe për realizimin e nevojave dhe problemeve tjera ditore në interes të qytetarëve, në aspektin parandalues, informativ, arsimorë dhe kështu me radhë.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti: Deri në fundjavë pritet të kemi pasqyrë të qartë për rikonstruimin e Qeverisë
- Mickoski: Flas me fakte, gjatë qeverisjes së LSDM-së deficiti ishte 5,3%, ndërsa tani me krizën e naftës, është 3,5%, pagat nga minus 3% kanë kaluar
- Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për punonjësit e Klinikës së Fëmijëve
- Znam refuzon Bujqësinë, në këmbim të Drejtësisë kërkon MPB ose Mbrojtjen
- Mexhiti konfirmon mbështetjen për përfshirjen e Partisë Demokratike të Turqve në Qeveri
- Mucunski: Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të jetë kredibil, pa kushte bilaterale dhe i bazuar në reforma reale
- Kasami: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshojë asgjë
- Me send metalik theu xhamat e dy makinave dhe të një shtëpie, SPB Tetovë ngre padi penale ndaj 20-vjeçarit nga Kamjani
- Abdixhiku “dy fjalë” edhe për Përparim Ramën: E solla kur s’e njihte askush, kam dalë në degë e nëndegë të LDK me të kur e shanin të gjithë
- Aleanca për Shqiptarët fuqizon bastionin e saj në Gostivar