Përveç rrezikut për shëndetin, temperaturat e larta sjelli me vete edhe rrezikun nga zjarret. Vendi ka pësuar dëme të mëdha vitet e kaluara nga zjarret që kanë djegur mijëra hektar pyje dhe sigurisht se frika ekziston edhe këtë vit. Dilemat janë nëse jemi të përgatitur mjaftueshëm për tu përballu me zjarret e mundshme. Dy nga tre avionë zjarrfikës janë për kontroll në Spanjë. Pilotët janë gjithashtu të vështirë për t’u gjetur, ka vetëm gjysmën e numrit të kërkuar. Si Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ashtu edhe Qendra e Menaxhimit të Krizave kanë vlerësim të njëjtë, se këtë vit ne jemi më të përgatitur për t’u përballur me zjarre të mundshme. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, beson se shpallja e tenderit nuk vonon dhe se dy aerotraktorët pritet të zbarkojnë në tokën e Maqedonisë, siç thotë ai, më së voni për 10 ditë. Por edhe në skenarin më të keq të mundshëm dhe tre traktorët e ajrit të futen në zjarr fikje, do të përbëjë problem për Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Arsyeja për këtë është se për momentin ka mungesë të pilotëve, pasi stafi është përgjysmuar. Çdo avion kërkon të paktën 3 pilotë. Aktualisht janë katër, dhe duhet të jenë gjithsej nëntë. Maksuti thotë se Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit tashmë i është drejtuar Qeverisë, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për situatën./Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vdes papritur një grua në Lipjan, Policia nis hetimet
- Mucunski: Jam tmerrësisht i zhgënjyer nga reagimi i Sofjes ndaj publikimit të notës nga udhëtimi i familjes së Kryeministrit në Bullgari
- Mickoski: Për dy vjet e rritëm BPV-në më shumë se LSDM-ja për gjashtë vjet
- Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës
- Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
- Misajllovski paralajmëron paga më të larta dhe marrëveshje të re kolektive për Armatën
- Mexhiti: Deri në fundjavë pritet të kemi pasqyrë të qartë për rikonstruimin e Qeverisë
- Mickoski: Flas me fakte, gjatë qeverisjes së LSDM-së deficiti ishte 5,3%, ndërsa tani me krizën e naftës, është 3,5%, pagat nga minus 3% kanë kaluar
- Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për punonjësit e Klinikës së Fëmijëve
- Znam refuzon Bujqësinë, në këmbim të Drejtësisë kërkon MPB ose Mbrojtjen