Të vdekur në Lipjan janë burrë e grua dhe djali i tyre, s’dihen rrethanat e tragjedisë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë gjetur tre persona të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit.

Siç bëjnë të ditur burime të Gazetës Express, bëhet fjalë për për një çift burrë e grua dhe djalin e tyre.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo tragjedi, derisa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.