Rama ndan pamjet nga Velipoja: Pushuesit këtë vit e gjejnë plazhin të mirëorganizuar

VELIPOJË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë përshtypjet e pushuesve nga bregdeti i Velipojës. Ata thonë se janë të kënaqur me shërbimin, por edhe me kushtet e sigurisë.

“Siguria është shumë e mirë. Jemi të kënaqur”, shprehen pushuesit.

Shefi i qeverisë thotë se pushuesit do t’i gjejnë plazhet e vendit të pastra.

“Mirëmëngjesi dhe me bregdetin e Velipojës, nëpërmjet përshtypjeve të pushuesve që këtë vit e gjejnë më mirë të organizuar, si edhe më të pastër se asnjëherë më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo