Mexhiti nga Gostivari porosi Taravarit: “Bashkëngjituni, të bëjmë ndryshimin e madh, ta bëjmë fillimin e ri!
Izet Mexhiti sot ka vizituar Gostivarin. Kreu i lëvizjes së re politike nga Gostivari i ka bërë thirrje “pjesëtarëve të Qeverisë” që të bëhen pjesë e opozitës për të sjell ndryshimin e madh. Marrë parasysh se këto fjalë i tha gjatë vizitës së tij në Gostivar, a po i çon porosi Mexhiti kreut të ASH-së Arben Taravari për bashkim?
“Faleminderit nga zemra Gostivari i proceseve të mëdha kombëtare! Ne nuk e kemi dert që me qeveritarët nuk i kemi punët mirë, sepse për ne në vend të parë është SOVRANI, është qytetari! Nga këtu duam që të çojmë porosi deri tek ata pjesëtarë të Qeverisë që natyrshëm e kane vendin tek ne, tek fronti opozitar, të bashkëngjiten që bashkërisht ta bëjmë ndryshimin e madh, ta bëjmë bashkë fillimin e ri! Një falënderim të veçantë për z. Lulzim Osmani, Kryetarin e Odës Regjionale të Zejtarëve”, ka shkruar Mexhiti.