Një vrasje dhe 5 të tjera të mbetura në tentativë ka zbardhur Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, Eurojust si dhe partnerët europianë. Në kuadër të megaoperacionit janë arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, ish-kreu i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, një biznesmeni i njohur dhe disa pjesëtarë të grupeve kriminale. Në njoftimin për mediat nuk jepen detaje të tjera, por burimet bëjnë me dije se punonjësit e policisë i kishin njoftuar paraprakisht anëtarët e grupeve kriminale për aksionet që do të zhvilloheshin për arrestimin e tyre, ndërsa prokurori i arrestuar ka ndikuar në mbylljen e hetimeve. Në mesin e të shpallurve në kërkim është edhe Ervis Martinaj, një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i shpallur i zhdukur. Në kërkim është edhe Prek Kodra. Emri i tij përmendej në një email të Njësisë së Antiterrorit të Policisë së Kosovës drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Gledis Nanos, në vitin 2021, ku pretendonte se “do të vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”. Shtetasit e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim rezultojnë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende evropiane.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ademi shpërthen ndaj Jeton Shasivarit: Kërmilli i pushtetit që shkel mbi interesat shqiptare
- Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova
- Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë
- Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll
- Manastir: Aksident fatal në rrugën Gradsko–Prilep
- Shkup: Mashtrime për patentë shoferi dhe hua të rreme
- Bit Pazar: Sulm fizik ndaj qytetarit
- Toshkovski dhe Lamallari firmosin marrëveshjen për pika të përbashkëta kufitare
- Konjufca dhe Hoxha takohen në Dubrovnik, flasin për zhvillimet në Kosovë, Shqipëri e rajon
- Aco Velkovski: Qeveria e re e re do të fokusohet në pagë fillestare prej 1.200 eurosh, shëndetësi të fortë publike dhe arsim cilësor