Një vrasje dhe 5 të tjera të mbetura në tentativë ka zbardhur Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, Eurojust si dhe partnerët europianë. Në kuadër të megaoperacionit janë arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, ish-kreu i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, një biznesmeni i njohur dhe disa pjesëtarë të grupeve kriminale. Në njoftimin për mediat nuk jepen detaje të tjera, por burimet bëjnë me dije se punonjësit e policisë i kishin njoftuar paraprakisht anëtarët e grupeve kriminale për aksionet që do të zhvilloheshin për arrestimin e tyre, ndërsa prokurori i arrestuar ka ndikuar në mbylljen e hetimeve. Në mesin e të shpallurve në kërkim është edhe Ervis Martinaj, një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i shpallur i zhdukur. Në kërkim është edhe Prek Kodra. Emri i tij përmendej në një email të Njësisë së Antiterrorit të Policisë së Kosovës drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Gledis Nanos, në vitin 2021, ku pretendonte se “do të vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”. Shtetasit e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim rezultojnë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende evropiane.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri
- Si e mbështeti BDI-ja e Ahmetit Qeverinë e Mickoskit?
- 8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
- 21-vjeçari nga Shtipi “fluturon” me 105 km/h në mes të qytetit, sanksionohet nga policia
- Bozhinovska – Miller: Angazhim i përbashkët për politika që i vendosin fëmijët dhe të rinjtë në fokus të tranzicionit energjetik dhe shoqëror
- Vizita për minierën 1 mld dollarëshe, mediat greke zbardhin arsyen e takimit të ambasadores së SHBA me kryeministrin Rama
- Prokuroria ngre aktakuzë kundër ish avokatit të shtetit Fehmi Stafës për marrje ryshfeti prej 50 mijë eurosh
- Transporti publik në Shkup me orar të ndryshuar për fundjavën e festave
- Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
- Krerët e shtetit urojnë Fitër Bajramin, mesazhe për paqe, solidaritet dhe bashkëjetesë