Informonte grupin e Vis Martinajt/ Zbulohet roli i shoferit të biznesmenit Gjoka në grupin kriminal

Detaje të reja dalin në dritë në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal, i cili çoi pas hekurave ish-shefin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-policin Ardit Hasanbega, biznesmenin Pëllumb Gjoka si edhe shoferin e tij Edmond Preka.

Në kuadër të hetimeve, gazetari Ermal Vija zbuloi rolin e Edmond Prekës, shofer I bizmenit Gjoka në grupin e strukturuar kriminal.

Sipas Spak, rezulton se në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), Preka ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Vrasja e Gjin Ndoj Boriçit ka dyshime se është kryer nga Behar Bajri dhe Denis Bajri. Në një tjeter episod ku dyshohet se Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Nga hetimet ka rezultuar se Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje, por atentati deshtoi.Plani për vrasjen e ish policit, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para do ta bënin vetë./abcnews.al