Dyshohen për 3 raste zjarrvënie, shoqërohen në polici 4 persona

Katër persona mësohet se janë shoqëruar ditën e sotme në polici, pasi dyshohen si autorë për tre raste zjarresh.

Policia bën me dije se të arrestuarit dyshohet se kanë ndezur qëllimisht zjarret në lagjen Golem dhe Hajdaraj në Lushnjë dhe në Manzë të Durrësit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia ka ftuar qytetarët që të denoncojnë për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi.