Koment: TetovaSot

VMRO një parti e themeluar prej fillimi kundër shqiptarëve, duke kërkuar që tju pres krahët e shqiponjave, vazhdon akoma këtë rrugëtim të tmerrshëm politik për kauzat e tyre nacionaliste.

Takimi mes liderit të VMRO-së, Mickovskit me kryeministrin Kovaçevski shpërfaqi anën e errët të kësaj partie që doli të jetë pro bullgarëve në kushtetutë, por ajo që u dhemb më në fund e thanë haptazi dhe ai është kryeministri i parë shqiptarë.

Kot e paskan ruajtur këtë sekret sepse shqiptarët moti kohë ua kanë lexuar këtë letër nga xhepi.

Ky mobilizim maqedonas dhe ekstremisht i keq, tregoi monoetnicitetin e një partie që është e frikshme të vijë në pushtet, sepse i shtyp në forma të sofistikuara shqiptarët dhe zgjon tejmase nacionalizmin maqedonas.

Përse pra VMRO frikësohet nga kryeministri shqiptar?!

Kjo përgjigje i ka rrënjët e thella në të kaluarën. Ata duan të qeverisin pa diktat, të vetëm, pa ua trazuar ujërat askush, pa u rezistuar kush. Ata kanë një hakmarrje të heshtur ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së sepse forca e tyre i dërgoi drejt humnerës si parti duke i dërguar këtu ku janë, jo vetëm në opozitë, por edhe i izoluan që mos mund të pengojnë interesin shqiptarë.

BDI ua ndërpreu lidhjet që kishin me forcat proruse kundër integrimit të vendit në BE.
VMRO moti bën këto kurthe, por bie vetë më pas.

BDI ngritet, ajo turpërohet dhe izolohet.

VMRO bie dhe zgjohet me makthet që ka kundër BDI -së dhe Ali Ahmetit, sepse ajo do parti të nënshtruara, ti mbajë rreth vetes si dekor në emër të “multietnicitetit” të rrejshëm sa për të thënë se kemi partnerë shqiptarë.

VMRO nuk e do një parti të fortë shqiptare dhe aq më pak një kryeministër shqiptar, prandaj ata u çuan peshë dhe shkuan në takime monoetnike maqedonase për t’i prerë rrugën interesit shqiptarë që realizohet nga politikat konstruktive të Ali Ahmetit duke kërkuar mos ketë kryeministër shqiptarë siç ishin marrë veshë partnerët e koalicionit LSDM -BDI.

Mickovski, ky vazhdimësi e paraardhësve të partisë nacionaliste, tregoi qartë dhe hapur se nuk e duan kryeministrin shqiptarë, sepse ata në fakt nuk duan t’a shohin shqiptarin të qeverisë më mirë se ata.

Ata e duan shqiptarin t’a shohin të shtypur, të nënçmuar, të përbuzur dhe puthador, por kot e kanë.

VMRO e di saktë se kush ia ndalë këto ëndrra të mëdha maqedonase, prandaj do me çdo kusht që BDI mos jetë në qeveri dhe mos ketë kryeministër shqiptarë.

Ata duan një Shkupi 2024 të ngjajshëm me atë 2014, duan maqedonizimin dhe shtetin etnik, por kjo me komandantin e luftës dhe politikës Ali Ahmeti nuk do realizohet si qëllim i tyre.

Asnjëherë, kurrë, asnjëherë kurrë.

Ali Ahmeti është luftëtari dhe politikani i shqiptarëve dhe në opozitë mund t’a çojnë vetëm shqiptarët. Në opozitë nuk mundi ta çojë Zaevi e hiq më pak nuk e çon as Mickovski me vartësit e tij shqiptarë që i shfrytëzon vetëm për të maqedonizuar Maqedoininë.

VMRO nuk mësoi nga e kaluara dhe historia do t’i përsëritet sërish.

Këtë do t’a mësojë në zgjedhjet e rradhës.

Mickovski ashtu si paraardhësi i tij Nikolla Gruevski mund të presë në dritare, por një lajm shpresëdhënës nuk do t’i vijë as kësaj here nëse ëndrra e tij do të vazhdojë që ky shtet mund të funksionojë pa shqiptarët.