Muhamed Halili
Në web faqen e Bashkimit Europian-Aksioni i jashtëm është shënuar se datat 8 dhe 9 mars 2011 Edita Tahiri nga Kosova, Borko Stefanoviq nga Serbia me ndërmjetësimin e diplomatit britaney dhe përfaqsuesit të BE-së Robert Cooper u ulën në tryezën e bisedimeve për here të pare të “gjejnë rrugë për bashkëpunimin e ardhëshëm mes Kosovës dhe Serbisë”.
Për fat të keq të të dy palëve bisedimet e deritashme jo vetëm që nuk mbaruan me ndonjë rezultat pozitiv për të dy palët por situata e përkeqsuar e sigurisë në Mitrovicën e Veriut (qytet ky me një status special) rrezikon shpërndarjen e situatave të luftës nga Ukraina në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor në përgjithësi.
Teoria diplomatike e ndërmjetësimeve na mëson se ndërmjetësuesit duhet të jenë njerëz të paanshëm, të mos kenë konflikt interesi dhe ta njohin mire historikun e marrëdhënieve ndëretnike në vendet ku ndërmjetsojnë krahas së njohjes së situates gjeopolitike. Këtë gjë Hill e di mire por duhet analizuar thellësisht cili është misioni i tij i tashëm në Serbi pas Rambouillet.
Në rastin e Kosovës për çastin e dhënë kjo gjë mungon. As Grenell në kohën e Donald Tramp, as Eskobar dhe Hill në kohën e Joe Biden nuk kanë ide (ose kanë ide të gabuara) se si duhet të shtendoset situata në Veriun e Mitrovicës. Të mos flasim për Borrel dhe Lajçak!
Nuk e kam të qartë asesi se kujt i ka lindur ideja që në emër të BE-së një ekip prej tre serbeve të merr mandatin që Komisionit Evropian t’i propozojë draft statutin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë? O tempora, o mores!
Ultimatumi i këtyre të parëve për krijimin me çdo kusht të Asociacionit të komunave dhe kishave serbe në Kosovë në mënyrë të drejtëpërdrejtë është përkrahje e politikës së Vuçiqit për krijimin e botës serbe dhe asgjë tjetër. Konstatimi i tyre se minoriteti serb në Kosovë duhet të ketë të drejta të posaçme në krahasim me minoritetet tjera sa është i gabueshëm aq edhe i dëmshëm dhe në shtigje të gjata mund të sjell destabilizim të regjionit pa marrur parasyshë se NATO është në kufi me Serbinë dhe Kosovën.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të pushojë me përkrahjen e Vuçiqit sepse kjo nuk është vetëm në favor të paqës dhe stabilitetit në Ballkan por edhe në favor të paqes në Serbi. Demonstratat popullore “Serbia kundër dhunës”, (edhe kundër diktaturës) shkruan Guardian janë demonstratat më të mëdha n; Serbi që nga koha e Millosheviqit.
SI VEPRON OPOZITA KOSOVARE.?
Klasa politike kosovare (opozita kosovare) duhet t’i lexojë mësimet e rilindasve tanë: Nolit , Konicës etj. Pësimet politike të Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e të tjerëve se rreziku për shkatrimin e Shqipërisë ka ardhur gjithnjë nga vetë shqiptarët. Kësaj rradhe rreziku për shkatërrimin e Kosovës vjen nga vetë kosovarët.
Më kujtohet kur Edita Tahiri, e përkëdhelura e Hashim Thaçit në bisedimet me Borko Stefanoviq çdo ditë deklaronte se Kosova nuk dialogon me Serbinë për çështje teknike por dialogon si shtet më shtet. Dhe në fund nuk doli asgjë e mire e madhe por një e keqe e madhe. “Proamerikani” Mustafa e nënshkroi Asociacionin e kishave dhe komunave serbe në Kosovë dhe e bëri Kosovën federate të Kosovës dhe kishave serbe!!!
Ky veprim i mbeti “ ta lash” që më vonë u shndërrua “jadec” për Kurtin.
Edita disa herë e sulmon Kurtin për një deklaratë të tijën famoze se nuk do të dialogoj me Serbinë në kohën kur ai ishte opozitë. Fakti që ai tash dialogon qenka shkatërrim i botës.
Haradini e ka gabim. Kur qeverisi nuk e luftoi korrupsionin. Madje flitet se ka qenë pjesë e korrupsionit dhe tash don t’i ikë ndjekjes.. Tash në emër të proamerikanizmit Haradinaj don të bëjë grusht shtet ndaj Kurtit. Për asgjë tjetër por pa vota popullore të vijë në pushtet dhe t’i gëzojë privilegjet e pushtetit si dikur gjatë pushimeve në Zvicër..
Për Kurtin kam shkruar me ardhjen e tij në pushtet por do të shkruaj më gjërë një ditë tjetër. .
Tash për tash vetëm një këshillë miqësore: lufta kundër imperializmit amerikan dhe revizonizmit sovjetik enverian qëmoti ka mbaruar. Përmirsoje gabimin e madh me kryekomunarët , shpall zgjedhje të reja sa më shpejt dhe binde komunitetin ndërkombëtar që Vuçiq t’i detyrojë serbet masivisht të dalin në zgjedhje dhe zgjedhin përfaqsuesit e tyre.dhe jo t i bojkotojnë ato.
Është disfatë politike dhe diplomatike për ty si kryeministër komandantin e KFORIT dhe tërë komunitetin ndërkombëtar ta keshë kundër teje!!!.