Festimi i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ka tërhequr shumë vëmendje dhe në rrjetet sociale po flitet vetëm për të. Ylli portugez i Al Nassr shënoi golin e fitores 3-2 dhe bëri sexhde pas shënimit.
E çuditshme është se pas shënimit të golit, Ronaldo nuk bëri festimin e tij karakteristik “Siuuu”, por u mblodh me shokët e skuadrës dhe u përqafua me ta dhe më pas bëri sexhde.
Pas përfundimit të sfidës, Ronaldo u shpreh: “Frymë e madhe ekipore për t’u rikthyer dhe për të fituar. Një falenderim i madh për tifozët që na qëndruan pranë në momentet që na duheshin më shumë”.
Sexhde është term nga terminologjia islame që i referohet formës së përkuljes, pra mënyrës se si falen besimtarët e fesë muslimane. Sexhdeja është një pozicion në të cilin besimtari ulet në gjunjë, mbështet ballin në tokë dhe shqipton fjalë të veçanta dhe lutjeje.
Ylli portugez sigurisht që ka bërë një veprim të bukur në një tokë islame si Arabia Saudite, por pikëpyetje të mëdha ka pasur se përse pikërisht tani dhe jo më parë.
Brother Cristiano Ronaldo seeing the light …. HERE WE GO ! 🚨 https://t.co/l7N6o9cOfs
— Saqib J (@saqibmufc) May 24, 2023