Manchester United duket se nuk është i interesuar për Neymarin, të paktën deri më tani.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, nuk ka negociata mes klubit anglez dhe Paris Saint-Germainit për sulmuesin brazilian.
Romano raportoi se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj, të paktën nga ana e pronarëve ose bordit aktual.
PSG-ja e ka diskutuar tashmë brenda klubit largimin e Neymarit, për të cilin kërkojnë një zgjidhje në verë.