Shfaqja në publik e Dua Lipës me të dashurin e ri Roman Gavras ka shokuar ish të dashurin e yllit të muzikës Pop, Anuar Hadid.
Në një Story në Instagramin e tij, Hadid ka shfaqur një foto të tij të shoqëruar me shkrimin “duke u përpjekur të mos e gjej dhe ta vras“.
Ky koment është interpretuar si një shprehje xhelozie ndaj regjisorit të famshëm francez me origjinë greke, në krahët e të cilit qëndron tashmë ish e dashura e tij shqiptare.
Ai postoi edhe të tjera foto me mesazhe të tilla me nënkuptime, si “nuk mund të marr frymë”, “urrej mënyrën si ma thua emrin“ dhe “bëfsh qejf“.
Nuk kuptohet qartë se ç’ka dashur të shprehë 23-vjeçari, vëllai i vogël i modeleve të famshme Gigi dhe Bela Hadid, i cili aspiron të bëhet këngëtar.
Dua Lipa dhe Anuar Hadid patën një lidhe 2-vjeçare që nisi në 2019-ën. Së bashku vizituan edhe Shqipërinë, para ndarjes në vitin 2021.