Bayern Munich në kërkim të një sulmuesi, synohet kampioni i botës

Bayern Munich thuhet se i ka vënë sytë te Julian Alvarez të Manchester City.

Sipas raportimeve të “Ole”, klubi gjerman synojnë sulmuesin argjentinas i cili ka një kontratë deri në vitin 2028 me klubin anglez.

Nëse bavarezët nuk do të munden të nënshkruajnë me sulmuesin e City, atëherë gjermanët do të tentojnë francezin e Frankfurt, Kolo Muani.

Në 47 ndeshje për këtë sezon, Alvarez ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 5 herë në total.