Kryeministri Edi Rama ka folur pak ditë para se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dalë në gjyq për krime lufte, më 3 prill.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ngriti pyetjen, nëse mund të konsiderohen kriminelë, ata persona të cilët e kanë dërguar vendin e tyre drejt lirisë, kundër regjimeve brutale.

Rama përmendi edhe faktin se dikur, Thaçi është konsideruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, si George Washington i Kosovës.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, shkroi Rama në Twitter.