(Plotësuar) Duke treguar mënyrën e organizimit të UÇK-së, prokurori i ZPS-së, shpjegoi se Shtabi i Përgjithshëm ishte krijuar që në fillet e kësaj ushtrie.
Ai tha se UÇK-ja ishte themeluar nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe pastaj personat e tjerë e përbënin atë si Adem Jashari, Xhavit Haliti, Azem Syla e të tjerët.
“Përmes Adem Jasharit e të tjerëve, ata filluan të sulmojnë policinë dhe ushtrinë e Serbisë”.
Ai tha se pjesëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Xhavit Haliti, ka thënë se në vitin 1993, u pajtuan që të veprojnë në mënyrë të organizuar sepse dikush mund të keqpërdorte emrin e ushtrisë.
“Hierarkia ofronte mbrojtje”, tha prokurori.
Më tej, ai risolli në vëmendje deklarëtën e Kadi Veselit për krijimit e Shërbimit të Kundërzbilimit apo atë të Rexhep Selimit, sipas të cilit, Thaçi e Veseli kishin rol të rëndësishëm në Shtabin e Përgjithshëm, sepse merreshin më shumë me furnizimet nga jashtë.
“Edhe pse jo gjithmonë ata ishin në Kosovë”, citoi prokurori një intervistë të Selimit, të dhënë në vitin 1999.
Ai tha se që prej fillimit, UÇK-ja kishte hierarki dhe roli i drejtuesve të UÇK-së ishte kritik.
“Prej fillimit anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ushtruan detyrat e tyre”.
Prokurori më tej paraqiti zonat mbi të cilat ishte krijuar UÇK-ja, si ajo e Drenicës, Dukagjinit, Pashtrikut, Shalës, Llapit, Nerodimes e Karadakut.
Ai tha se këto rajone ishin të organizuara në bazë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke dhënë edhe emrat e komandantëve të zonës.
Prokurori deklaroi se në të gjitha këto zona ka pasur vende ndalimi e burgimi, përfshirë edhe në Cahan e Kukës të Shqipërisë.
“Shtabi i Përgjithshëm ishte në Divjakë në Malet e Berishës e për një kohë edhe në Likoc”, tha ai.
Prokurori transmetoi një deklaratë të Fatmir Limajt i cili shpjegonte në një dokumentar se përse Shtabi i Përgjithshëm ishte në Malet e Berishës.
“Shtabi ishte në qendër të të gjithë kësaj”.
Prokurori më pas transmetoi një deklaratë të Thaçit dhënë për dokumentarin kushtuar dëshmorit Agim Qelajt.
Aty Thaçi shpjegon se si Shtabi i Përgjithshëm kishte mbledhur ushtarakë nga diaspora e më pas ishin shpërndarë në zona të ndryshme operative.
Më pas, prokurori paraqiti edhe një organogram se si ishte Shtabi i Përgjithshëm në vitin 1998, bazuar në deklaratën e Jakup Krasniqit si dhe kush çfarë detyrash kishte.
“Krasniqi merrej me komunikatat e ndihmohej nga Thaçi”, tha prokurori, duke transmetuare dhe një pjesë të marrjes në pyetje të Rexhep Selimit nga prokuroria.
Prokurori: Nuk po gjykohet UÇK-ja, por drejtuesit e saj
Prokurori tha në deklaratën e tij hyrëse e të përgjithshme se katër të akuzuarit, kishin bashkëpunuar në grup kriminal.
Ai tha se ata kishin dijeni për vrasjet dhe burgosjen e personave të ndryshëm që konsideroheshin si tradhëtarë e bashkëpunëtorë të regjimit të Serbisë.
Ai u shpreh se mes tyre kishte edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prokurori tha se ata nuk ndaluan edhe pas luftës me veprimet e tyre.
Prokurori tha sa provat do të tregojnë se arsyet e kryerjes së këtyre krimeve janë bërë për pushtet, si në luftë ashtu edhe pas luftës.
“Por mund të jenë kryer këto krime edhe nga urrejtja e hakmarrja”, tha prokurori, duke thënë se do të shihen provat për këto raste.
Prokurori u shpreh në fjalën e tij se motivi i të akuzuarve, as nuk përbën elemente të veprës penale të aktakuzës.
“ Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sundimin e ligjit në kohë lufte”, tha ai.
“Për sundimin e ligjit për këtë jemi kështu sot”.
Ai deklaroi se në luftë, përdorimi i mjeteve të paligjshme mund të ngjajë në justifikim.
“Për këtë arsye kemi ligjet e luftës”,tha ai, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për ndalim, torturim e vrasje të personave të paangazhuar në luftë.
Prokurori tha se viktimat e krimeve presin për më shumë se 20 vjet të shohin drejtësi. “U është thënë se drejtësia është shumë e vështirë e shumë e kushtueshme. Është elehtë të thuhen këto kur s’je viktimë”, tha prokurori, duke folur në emër të viktimave të pretenduara në këtë proces.
Ai paraqiti pjesët se si do të paraqitet aktakuza.
Prokurori tha se ky proces gjyqësor nuk kërkon të procedorë UÇK-n. “Nëse këtë e thotë dikush, thjeshtë nuk është e vërtetë”, tha ai, duke thënë se aktakuza është vetëm ndaj këtyre katër personave.
“Shumica e pjesëtarëve të UÇK-së nuk kanë të bëjnë fare me këto në aktakuzë”, tha ai.
Ai tha se atmosfera e frikësimit të ndaj dëshmitarëve në Kosovë është e vështirë.
“Dëshmitarëve do t’u duhet guxim”.
Ai tha se Hashim Thaçi disa herë ka qenë fshehurazi në Hagë për të dhënë deklaratë para prokurorisë.
“Thaçi pretendon se deri në nëntor 98, nuk kishte asnjë funksion dhe pas kësaj ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.
“Ato bien ndesh edhe me deklarata e tjera të thëna nga vetë Thaçi dhe me shumë prova të tjera”.
Prokurori shtroi pyetjen se përse Thaçi ishte fshehurazi në Hagë dhe nga çfarë përpiqej të largohej.
Më pas, prokurori tjetër prezantoi prova të cilat do të shqyrtohen në këtë proces.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, vetëdeklarohen të pafajshëm
Palët u pajtuan që të mos lexohen aktakuzat në tërësi, pasi ato tashmë janë të njohura meqë janë publikuar kohë më parë.
Për këtë arsye, prokurorja vetëm lexoi pikat e aktakuzës dhe disa ndryshime të tjera që janë bërë në të.
Edhe një herë kryetari i trupit gjykues pyeti një nga një të akuzuarit nëse i kuptojnë pikat e aktakuzës dhe kërkoi që të vetëdeklarohen ënse ndjehën të fajshëm ose të pafajshëm.
“ E kuptoj aktakzën dhe jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Hashim Thaçi.
Me pyetjen e njëjtë u pyet edhe Kadri Veseli. “ Shpreh paknaqësinë time për fillimin e këtij procesi gjyqësor me vonesë prej dy vjet e gjysmë”, tha fillimisht Veseli. “E konfirmoj dhe e kuptoj aktakzuën dhe jam tërësisht i pafajshëm”.
Të vetëdeklarohet iu kërkua edhe Rexhep Selimit. ”E them edhe një herë se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.
Për vetëdeklarim u pyet edhe Jakup Krasniqi. “E kam të vështirë të kuptoj këtë aktakuzë sepse nuk kam asnjë lidhje me këtë aktakuzë”, tha fillimisht Krasniqi.
“E kuptoj aktakzuën kështu siç është, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, u shpreh Krasniqi. “Jam plotësisht i pafajshëm”.
Më pas, të akuzuarit u njoftuan për të drejtat dhe detyrimet e tyre.
Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në fillim është duke u konstatuar nëse të gjitha palët janë prezent. Në sallën e gjykatës janë të pranishëm edhe katër të akuzuarit, së bashkum me avokatët e tyre.
Në këto momente është duke u shqyrtuar një mocion urgjent i mbrojtjes së Hashim Thaçit i cili kërkon që disa intervista, të tij dhe Rexhep Selimit, të mos përfshhen për shkak se ato nuk kanë qenë në aktakuzën fillestare.
Përveç kësaj, mbrojtja arsyeton se për një javë nuk ka mundur të shyrtojë këto intervista.
Sot fillon gjykimi ndaj i ish-udhëheqësve të UÇK-së
Sot (e hënë) në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se më 3 prill 2023, do të hapet gjykimi kundër Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë.
“Është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit. Seancat gjyqësore mund të përcillen në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte përmes funksionit të transmetimit në faqen e DHSK-së në internet, me një vonesë 45-minutëshe”, thuhet në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktualisht aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.
Sipas njoftimit në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-ës, ka shprehur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e prokurorisë, e cila ka paraparë 700 orë për çështjen e saj.
Nga mbrojtësit gjatë procesit përgatitor janë dëgjuar edhe ankesa se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë argument për trafikim organesh të serbëve, që ishte edhe një nga argumentet për themelimin e Gjykatës.
Kjo Gjykatë është themeluar pas pohimeve në raportin e ish-eurodeputetit nga Zvicra Dick Marty, se pjesëtarët e UÇK dhe krerët e ish-UÇK janë të përfshirë në trafikim organesh të serbëve. Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh. Ndërsa Dick Marty vitin e kaluar pohonte se “është i rrezikuar nga vrasja e mundshme e shërbimeve serbe”.
Vjeshtën e vitit të kaluar Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin zotit Marty. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në tetor para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës se spastrimi etnik i Milosheviçit në Kosovë shkaktoi mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të shpërngulur.
Përndryshe dje në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizoi Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Në marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga qytetet e Kosovës, nga Shqipëria dhe hapësira të tjera të viseve ku banojnë shqiptarët.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka dërguar ekip special, ku nga afër do të raportojë për zhvillimet rreth fillimit të gjyqit në Hagë.