Tronditet SHBA/ 59-vjeçari godet me thikë për vdekje 30-vjeçarin në autobus


Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 30-vjeçar është goditur me thikë në një autobus në Las Vegas. Në video, agresori Aaron Cole shihet duke goditur me thikë 30 -vjeçarin Dominic Lucas pas një debati që kanë pasur në autobus.

Ajo që shkaktoi më shumë reagime është fakti se shoferi i autobusit nuk ka reaguar ndërsa 30-vjeçari pranë tij është goditur vazhdimisht dhe i ka bërtitur “ma hap derën”.

Siç u tha në gjyq, sulmi vrasës me gjithsej 33 goditje zgjati gjithsej katër minuta. 30-vjeçari fatkeq ka ndërruar jetë nga plagët e marra, si pasojë e plagëve nga sulmi i 59-vjeçarit.

Sa i përket shoferit, ai ka pohuar se i ka mbajtur të mbyllura dyert e autobusit për sigurinë e pasagjerëve të tjerë.

“Prioriteti i parë është siguria juaj, ndaj më duhej të sigurohesha që të isha i sigurt për të ngarë autobusit”, tha shoferi.

Sipas New York Post, sulmuesi 59-vjeçar ishte arrestuar për sulm me armë vdekjeprurëse dhjetë ditë para incidentit në autobus që ndodhi më 26 shkurt. Më pas ai u lirua me vendimin e gjykatësit se ai nuk përbënte një rrezik të madh.

Në vitin 1994 Cole u arrestua për vrasje të shkallës së dytë pasi qëlloi një burrë në Teksas dhe kishte qëndruar në burg për 23 vjet pasi u lirua në 2017.