Sulmoi me karrige efektivët, 23-vjeçari shqiptar “shkundet” me pistoletë elektrike


Karabinierët italianë, gjatë një shërbimi të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, në Via Montegrappa, kanë urdhëruar ndalimin e një makine “Nissan Pixo” të drejtuar nga i riu shqiptar, përkohësisht pa leje drejtimi dhe dokumente të tjera identifikimi.

Efektivët e shoqëruan në shtëpinë e tij, por vunë re një qëndrim tepër nervoz. Sapo arritën para derës së hyrjes, djali i ka kërcënuar ata dhe duke u përpjekur t’u hedhë fillimisht një karrige dhe më pas një aspirator kuzhine.

Karabinierët e neutralizuan me pistoletë elektrike duke e vënë në pranga. Shqiptari donte të arratisej pasi në shtëpi iu gjetën 51 gramë kokainë.