Nis takimi mes presidentes Osmani dhe Escobarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Osmani dhe Escobar do të deklarohen për media, raporton Kosovapress.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen një ditë para takimit të Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.