Mirzane Hajruli
Nevoja për arsim demokratik është çështje kryesore,e cila më ka shqetësuar çdoherë dhe më ka motivuar që të kërkoj mbi mundësitë të cilat na sigurojnë arsim demokratik.Theksoj faktin se mungesa e përfshirjes së nxënësve në marrjen e vendimeve në shkolla,mos egzistimi dhe mos funksionimi në mënyrë të drejtë i parlamenteve të nxënësve në shkolla,pengesa të mëdha mbi integrimin e idesë për liri,pamundësia për të ndryshuar në hapsirat brenda dhe jashta shkollës,më bëri përshtypje që të hulumtoj rreth tyre, për të kuptuar se si realizohen dhe sa plotësohen këto kërkesa.
Çfarë është një arsim demokratik
Një demokraci është një shoqëri që organizon pushtetin politik në qytetarët e thjeshtë.
Një Edukim Demokratik përdor të njëjtin stil organizimi në një mjedis arsimor në mënyrë që studentët të kenë aftësinë për të përcaktuar përmbajtjen, strukturën dhe/ose orarin e shkollimit të tyre. Studentët zakonisht janë në gjendje t’i bëjnë këto zgjedhje përmes votimit, debateve ose përmes studimeve të pavarura. Mundësia për zgjedhjen e studentëve është një shtyllë thelbësore e kësaj filozofie, e ngjashme me një qeverisje demokratike që u jep votuesve një zgjedhje në qeverinë e tyre.
Qëllimi i një Edukimi Demokratik është të rrisë angazhimin e studentëve për arsyen e përshkruar nga John Locke në veprën e tij “Disa mendime në lidhje me edukimin “: “Asnjë nga gjërat që ata duhet të mësojnë, nuk duhet t’u bëhet kurrë një barrë, ose t’u imponohet atyre si një detyrë. Çfarëdo që të propozohet kështu… mendja e neverit atë”.
Rousseau ndau një mendim të ngjashëm në veprën e tij “Emile”, kur ai argumentoi për rëndësinë e lirisë së studentëve në arsim, duke deklaruar se shkenca duhet të mësohet përmes zbulimit dhe jo mësimdhënies së strukturuar.
Parimet e demokratizimit të arsimit
Në Fjalorin Pedagogjik të autorit Shefik Osmani të vitit 1983,demokratizimin e arsimit e përkufizon si:“Një nga parimet kryesore të demokracisë socialiste në sferën e arsimit,e cila konkretizohet nga të drejtat dhe mundësitë që u janë dhënë njerëzve që të edukohen,në pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjen e problemeve arsimore(përmes diskutimeve massive,konferencave,konsultimeve etj..), në lidhjen e ngushtë me jetën e shkollës dhe përmbajtjen e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të shoqërisë dhe mbrojtjen e vendit,në raporte të vërteta(reale)mësimdhënës-nxënës,pedagog(profesor)-student,dhe të tjerë”
Demokratizimi i arsimit bazohet në dy parime bazë,ato janë:
Parimi i barazisë-siç janë drejtësia,pranimi i të drejtave të barabarta për të gjithë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike,fetare,racore,gjinisë,moshës,vendit të jetesës,gjendjes ekonomike përkatësisht sociale,aftësive.
Parimi i participimit-shprehje e lirë e ideve dhe mendimeve personale,zgjedhjes së lirë dhe pjesëmarrje aktive në miratimin e vendimeve si dhe pranimin e përgjegjësisë.
Indikatorët e demokratizimit të arsimit,punës dhe jetës në shkollë
Kur flasim për demokratizim të arsimit,në fakt demokratizim të shkollës,atëherë gjithsesi se mendohet në bashkësinë brenda shkollës që janë arsimtarët,nxënësit,punëtorët administrativ etj.Ky demokratizim i referohet raporteve të brendshme dhe të jashtme të shkollës kah demokratizimi i saj.
Kur flas për demokratizim të jashtëm të shkollës në raport me autoritetet apo organet shtetërore,do të thotë se pikërisht organet shtetërore janë ato që sjellin aktet ligjore,përmes të cilave funksionon arsimi në përgjithësi, e me këtë edhe shkolla.
Demokratizimi i brendshëm i shkollës i referohet raporteve të të punësuarve në institucionin shkollë.Para së gjithash mendohet në raportet në mes drejtorit kundrejt arsimatrëve,se sa është i aftë dhe di të menaxhojë dhe e udhëheq shkollën,si i inkurajon dhe i stimulon arsimtarët,së fundi a e bën edhe një gjë të këtillë.
Në aspekt të demokratizimit të shkollës gjithsesi duhet të mendohet dhe në ekzistimin dhe funksionimin e parlamenteve shkollore si struktura të brendshme në një shkollë qoftë nga arsimi fillor apo i mesëm.Pralmentet e nxënësve do të formoheshin nga përfaqësues të nxënësve të klasave të ndryshme edhe atë nga një përfaqësues të çdo gjenerate të klasave,një përfaqësues të këshillit të prindërve, një përfaqësues të pushtetit lokal dhe dy përfaqësues nga udhëheqësit e shkollës.
Problemi kyç qëndron në nevojën për arsim demokratik.Ky është një problem i përgjithshëm sepse prek rajonet në përgjithësi.Mbi këtë problematik kam marrë përgjigje të ndryshme nga mësimdhënësit e shkollave fillore komunale të rrethit të Tetovës,të cilët njëherit shprehën se shkolla ka nevojë për arsim demokratik dhe se shkolla si institucion duhet të ndërmerr masa për të vënë në funksion përfshirjen e nxënësve në marrje të vendimeve,të egzistojnë dhe funksionojnë siç duhet parlamentetet e nxënësve, të mundësohet integrimi i idesë për liri dhe të plotësohen kërkesat për ndryshime brenda dhe jashta shkollës.
Nga rezultatet e analizuara kam arritur të kuptoj se shumica e mësimdhënësve pajtohen plotësisht që shkolla ti përmbush nevojat për arsim demokratik dhe se përmbushja e tyre do të ndihmonte nxënësin të përgatitej për jetë bashkëkohore.
Hipoteza,për të cilën kemi pritur se shumica e mësimdhënësve pajtohen plotësisht për marrjen e vendimeve në shkollë ku kemi arritur të kemi 44 ose (62%) mësimdhënës,ndërkaq nga të dhënat kemi kuptuar se shumica e mësimdhënësve pra,49 ose (38%) pjesërisht pajtohen që nxënësit të marrin pjesë në marrjen e vendimeve.
Hipoteza,në të cilën supozojmë se në mënyrë të drejtë egziston parlamenti i nxënësve, nga analizat përfundojmë se 56 ose (53%) e mësimdhënësve pajtohen plotësisht që në mënyrë të drejtë egziston parlamenti i nxënësve dhe i përgatit ato për jetë bashkëkohore.
Hipoteza në të cilën supozojmë se në mënyrë të drejtë funksionon parlamenti i nxënësve në shkollë dhe u mundëson që ato të përgatiten për jetë bashkëkohore,rezultonë të kemi 56 ose (53%) të mësimdhënësve që pajtohen plotësisht.
Hipoteza se në masë të madhe mundësohet integrimi i idesë për liri, kemi të dhëna se 68 ose (91%) e mësimdhënësve mbështesin këtë,pra konfirmohet se shumica e mësimdhënësve theksojnë se shkolla mundëson plotësisht integrim të idesë për liri.
Nga gjithë kjo që përmendëm më lartë vijmë në përfundim se shkolla si instistucion edukativo-arsimor duhet të mundëson që nxënësit të marrin pjesë në marrjen e vendimeve,të mundëson integrim të idesë për liri,të mundëson që të egziston dhe funksionon në mënyrë të drejtë parlamenti i nxënësve si dhe të mundësohet në ndryshime të duhura lidhur me nevojën për arsim demokratik.
Mirzane Hajruli,Cikli i dytë-Master,Fakulteti Pedagogjik-Drejtimi Arsim Elementar.