Morata ia siguron fitoren Atletico Madridit në fundin e ndeshjes

Atletico Madridi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone triumfoi në udhëtim kundër Gironas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:1, teksa golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll shënoi në minutën e katërt shtesë (90+4’).
Atletico Madridi pas kësaj fitore ka 48 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në tabelë.

Girona me 30 pikë ndodhet në pozitën e 12-të.