Ejup Berisha
Në rajonin e Gadishullit Ballkanik dhe në disa shtete të botës aktualisht dominon Modeli i Kaosdemokracisë. Në to një kohë të gjatë Kaos-demokratët e kanë pushtetin në duart dhe nën kontrollin e tyre dhe të njëjtët bëjnë cfar të donë dhe si të duan nëpër shoqëritë dhe shtetet e ndryshme. Këta pra veprojnë pa kurrfar rregullash, ligjesh dhe veten e tyre e kanë vënë jashta cdo kontrolli. Kaosi në fakt lind gjithkund nëpër shtete dhe nëpër shoqëri ku nuk respektohen parime standarde dhe rregulla të gjithpranueshme të sjelljes dhe të veprimit. Parulla kryesore e Kaosdemokratëve është “Ne bëjmë cfar të duam dhe si të duam vetë” dhe për këtë nuk duam ti japim llogari askuj.Apo këta vazhdojnë më tej duke thënë se nuk na e ndjen fare se cfar thonë dhe cfar mendojnë të tjerët për sjelljet tona me rëndësi është se cfar mendojmë dhe themi ne për to. Kjo bindje dhe mënyrë e të menduarit dhe e të logjikuarit është e gabimshme dhe e papranueshme. Në një shoqëri apo dhe në një shtet është shumë e rëndësishme ajo se cfar thonë edhe qytetarët e tjerë e jo vetëmse pakica e individëve. Demokracia jo rastësisht promovon barazinë e të gjithëve prandaj shumë e rëndësishme është edhe se se cfar mendojnë dhe thonë më shumë individ e jo pakica e tyre. Këta prandaj llogariten si pjestarë të barabartë të shoqërisë dhe të shtetit. Kjo paraprakisht e mundëson egzistimin barazisë formale pastaj edhe të assj faktike në shtet. Demokracia normale e preferon egzistimin e rendit dhe zbatimin e ligjeve ndërsa Kaos-demokracia e preferon të kundërtën e tyre.Gjithashtu edhe njerëzit e mencur dhe normal e preferojnë rendin dhe ligjin ndërsa njerëzit e tjerë e preferojnë jo-rendin dhe joligjshmërinë.Dhe në kohën e tanishme kur mendohet se në vise më të mëdha të botës po dominon shkenca dhe intelegjenca në disa pjesë kemi paraqitje të budallalliqeve dhe pozicionim në majat e pushtetit të njerëzve të cilët kanë problem me normalitetin dhe me intelegjencën. Sot duke i analizuar sjelljet dhe casjet e njerëzve në shoqëri dhe në shtet krijohet përshtypja se jemi duke qëndruar në një teatër ku figurat kryesore në skenën teatrale janë të shpërndara në cdo cep të saj andej e këndej. Këtë gjë e bëjnë rexhisorët e pavemendshëm e të padisciplinuar.Dhe mjafton vetëm pak të ngritet perdja dhe të shihet gjith ai kaos e crregulli e skenës politike. Politika është pjesë teatrale me shumë akte thotë Meternihu, sipas tij në momentin kur të ngritet perdja kjo e shënon fillimin e luajtjes së shfaqjes teatrale e me këtë rast edhe obligimin e aktorëve politik që të ngjiten në skenë dhe ti luajnë rolet e tyre. Këta poashtu e kanë për obligim që gjat luajtjes së shfaqjes të respektojnë rregulla dhe ligje kjo do të thotë të vemdosin rend dhe rregull e jo të bëjnë cfar tu ka qejfi. Apo obligim i politikanëve është që mos ta prishin rendin dhe rregullin në skenën politike kjo nënkupton se këta duhet ta mundësojnë egzistimin dhe funkcionimin e tyre. Me këtë rast nëse nuk ndodh kjo në skenë ka gjasa të ngjitet publiku dhe të tenton të bën përmirësime dhe ndryshime por nëse ndodh kjo gjë tërheq vemendjen Meternih pasojat dhe dëmet do të mund të jenë tejet të vështira për të gjithë por më të këqija dhe më të vështira do të jenë për politikanët ithtarë të Kaosdemokracisë.