Krimi horror/ 12-vjeçarja dyshohet se u vra me thikë për hakmarrje, talli një nga vajzat e mitura

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për vrasjen me thikë të një 12-vjeçarje në Gjermani nga shoqet e saj 12 dhe 13 vjeçe.

Siç raporton “Focus”, mes vajzave ka pasur një sherr. Mësohet se viktima Luise F. është tallur me njërën nga dy vajzat.

E rëndë, të miturat vrasin me thikë 12 vjeçaren në Gjermani, trupin e hedhin në pyll
Krimi i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Freudenberg të Gjermanisë ndërsa ajo kthehej në shtëpi.

Një ditë më pas trupi i pajetë u gjet në një zonë të pyllëzuar.

Ajo vdiq “si rezultat i plagëve të shumta me thikë dhe humbjes së gjakut “, tha prokurori i lartë publik.

Dy autoret e dyshuara nuk janë në moshën e përgjegjësisë penale. Në Gjermani është 14 vjeç kufiri minimal.

Kjo do të thotë se dy autorët e dyshuar nuk mund të dënohen për krimin e tyre.

“Fëmijët janë nën kujdesin e zyrës së mirëqenies së të rinjve, e cila është përgjegjëse për masat e mëtejshme. Janë në një “vend të mbrojtur” dhe në kujdesin e psikologut” tha prokurori.