Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se mund të arrihet një rezultat pozitiv nëse të dyja palët tregojnë vullnet politik, kurajo dhe pragmatizëm.

ADVERTISING

“Nga diçka e tillë do të përfitonin të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet ndërmjetësuesit e BE-së dhe është e gatshme të ndihmojë”, shkroi Abbott në Twitter.

Rikujtojmë se Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.