Burri me mjekrën më të gjatë në botë thyen Rekordin Guinness


Mbajtësi i Rekordit Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë në botë, theu rekordin e tij në Kanada, kur qimet në mjekër të tij arritën në një gjatësi marramendëse prej 251.46 cm.

Sarwan Singh nga Surrey, British Columbia, fillimisht fitoi rekordin në vitin 2008, kur mjekra e tij ishte 233.67 cm e gjatë, dhe rekordi u përditësua në vitin 2010, kur u mat në 251.46 cm.

Singh, i cili i ka rritur qimet e fytyrës që nga mosha 17-vjeçare, tani ka thyer sërish rekordin e tij.

Sakaq, mbajtësi i rekordeve tregoi se mjekra e tij është një simbol i besimit të tij sikh.

“Kjo është diçka që është dhënë si dhuratë nga Zoti. Nuk është një arritje personale,” tha ai. “Jam i bekuar që u zgjodha të jem personi me mjekrën më të gjatë. Të gjithë e mbajmë mjekrën dhe e rritim atë, e krehim dhe kalojmë rutinat e përditshme, por ndihem me fat që jam unë. që ka mjekrën më të gjatë”.